Liverpool fiton në frymën e fundit, Origi heroi i “Të Kuqve”

18:00 | 4 Dhjetor 2021

Kanë përfunduar tri duelet e zhvilluara nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së 15-të në Premier Ligë.

Liverpooli ka arritur të triumfojë në fund të ndeshjes, me heroin Origi i cili realizoi në minutën e 94-të të ndeshjes nga një asistim i Mohamed Salah.

Me këtë fitore, “Të Kuqtë” rrëmbejnë përkohësisht pozitën e parë në tabelë me 34 pikë të mbledhura pas 15 xhirove të para.

Ndërkohë në dy sfidat tjera, Southamptoni ka pësuar gol në minutat shtesë teksa ndeshja ka përfunduar 1-1, gjersa në sfidën tjetër Newcastle ka shijuar fitoren e parë në kampionat këtë edicion pasi mposhti me rezultat minimal skuadrën e Burnleyt. /Lajmi.net/