Lista Studentore ia kalon Vuçiqit me rreth gjysmë milioni vota
Lista Studentore në Serbi ka marrë rreth 500 mijë vota më shumë se lista e Aleksandar Vuçiqit, sipas rezultateve preliminare të raportuara. Sipas këtyre shifrave, Lista Studentore ka siguruar rreth 2.2 milionë vota, përballë rreth 1.72 milionëve të kampit të Vuçiqit, një diferencë prej afro gjysmë milioni votash në favor të studentëve. Ky dallim i…
Lajme
Lista Studentore në Serbi ka marrë rreth 500 mijë vota më shumë se lista e Aleksandar Vuçiqit, sipas rezultateve preliminare të raportuara.
Sipas këtyre shifrave, Lista Studentore ka siguruar rreth 2.2 milionë vota, përballë rreth 1.72 milionëve të kampit të Vuçiqit, një diferencë prej afro gjysmë milioni votash në favor të studentëve.
Ky dallim i madh në vota pasqyron mbështetjen që ka marrë lëvizja studentore në garën zgjedhore kundër kampit qeverisës në Serbi.
Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të konfirmohen nga organet zyrtare zgjedhore.