“Liria Ka Emër” vendoset edhe në Sllatinë
Platforma "Liria Ka Emër" e cila është një nismë që synon riorganizimin dhe krijimin e një debati racional mbi të kaluarën e Kosovës dhe rrugën drejt lirisë po shndërrohet në sllogan të gjerë.
Lajme
Vetëm disa ditë pasi u promovua “Liria Ka Emër” si nismë e shoqërisë civile ka filluar të mbledhë rreth vetës artistë dhe qytetarë që janë të gatshëm t’i kontribuojnë kësaj platforme, shkruan lajmi.net.
E bilborda të kësaj nisme janë vendosur kudo në Kosovë.
Lexues të portalit lajmi.net kanë dërguar fotografi nga Sllatina, ku edhe janë vendosur sloganet në bilborda.
FOTO: