Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për nepotizëm: Miqtë dhe familjarët po rehatohen nëpër ambasada
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Qeverisë, duke e kritikuar për, siç thotë ajo, punësime dhe emërime të miqve e familjarëve në pozita diplomatike. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka përmendur disa raste që ajo i cilëson si emërime nepotiste, duke iu referuar mbesës së…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Qeverisë, duke e kritikuar për, siç thotë ajo, punësime dhe emërime të miqve e familjarëve në pozita diplomatike.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka përmendur disa raste që ajo i cilëson si emërime nepotiste, duke iu referuar mbesës së Sveçlës në Washington, kushërirës së Dalipit në Berlin dhe bashkëshortes së ish-bashkëpunëtorit të tij në Iowa.
Ajo ka thënë se, në kohën kur qytetarët po përballen me kriza të njëpasnjëshme dhe besimi në institucione është në nivelin më të ulët, Qeveria po merret me sistemimin e njerëzve të afërt nëpër ambasada.
“Ju kanë mashtru. Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën. Ju kanë mashtru e kanë dështu. E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju”, ka shkruar Bajrami.
Deputetja e LDK-së ka kritikuar kështu mënyrën e qeverisjes, duke kërkuar llogaridhënie për emërimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. /Lajmi.net/