Rrahmani: Korrupsion dhe nepotizëm masiv në Qeveri dhe komuna, kurrë më shumë nuk janë punësuar familjarë e nuk kanë vjedhur
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ngritur akuza të forta ndaj pushtetit, duke e kritikuar për korrupsion, nepotizëm dhe padrejtësi në institucionet publike. Përmes një postimi, Rrahmani ka deklaruar se korrupsioni dhe nepotizmi janë të pranishëm në përmasa të mëdha, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal. “Kurrë më…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ngritur akuza të forta ndaj pushtetit, duke e kritikuar për korrupsion, nepotizëm dhe padrejtësi në institucionet publike.
Përmes një postimi, Rrahmani ka deklaruar se korrupsioni dhe nepotizmi janë të pranishëm në përmasa të mëdha, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal.
“Kurrë më shumë s’kanë vjedhur, kurrë më shumë s’kanë punësuar familjarë dhe kurrë më shumë s’ka pasur padrejtësi!”, ka shkruar Rrahmani.
Deputeti i PDK-së ka shprehur kritika të ashpra ndaj mënyrës së qeverisjes, duke ngritur shqetësime për punësimet familjare dhe, siç pretendon ai, keqpërdorimet në institucionet publike. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: