Lind gruaja e infektuar nga koronavirusi: Mjekët me rroba mbrojtëse

Mediat shtetërore kineze kanë publikuar pamjet nga një spital në provincën Hubei që raportojnë lindjen e një gruaje kineze, 28-vjeç, që dyshohet se ishte e infektuar me koronavirus.

Fun

27/01/2020 19:18

Siç tregon video, foshnja është marrë për testime të mëtejshme pas lindjes, transmeton lajmi.net.

Videoja tregon katër mjekë me kostume mbrojtëse, dhe është pothuajse e sigurt që gruaja është infektuar me koronavirus që filloi të përhapet nga qyteti i Wuhan.

Koronavirusi deri më tani ka vrarë zyrtarisht 81 njerëz dhe ka infektuar mijëra të tjerë. /Lajmi.net/

https://twitter.com/globaltimesnews/status/1221252991300227072