Liga e Kombeve: Këto super-ndeshje na presin sot
Liga e Kombeve sot vazhdon me ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së tretë.
Sport
Plot shtatë ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.
Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Ligën A, ku luhen dy ndeshje tejet interesante.
Kombëtarja e Belgjikës do të takohet me Zvicrën e shqiptarëve, me fillim nga ora 20:45.
Në orar të njëjtë, luhet edhe një ndeshje tjetër që pritet të ketë interesimin e madh të tifozëve, ajo mes Kroacisë dhe Anglisë.
Ndeshjet tjera të parapara për t’u zhvilluar sot janë:
Austri – Irlandë e Veriut
Estoni – Finlandë
Greqi – Hungari
Bjellorusi – Luksemburg
Moldavi – San Marino
/Lajmi.net/