Liga e Kampionëve ndryshon ditën e ndeshjeve
Liga e Kampionëve ka paralajmëruar ndryshime të mëdha.
Sport
UEFA ka konfirmuar se nga edicioni 2018-19, Serie A, La Liga, Premierliga dhe Bundesliga do t’i kenë të garantuara nga katër ekipe në fazën e grupeve.
Por, ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm në garën e madhe.
UEFA po ashtu ka njoftuar se nga viti 2021, Liga e Kampionëve do të zhvillohet në fundjavë, me ndeshje edhe jashtë Evropës si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinë e Katar, përcjell “Lajmi.net”.
Kurse, për të mos u ndeshur me ligat e shteteve evropiane, ato do të zhvillohen në mesjavë.