Levski, fitues i Ligës Ballkanike

Levski e ka fituar trofeun e Ligës Ballkanike pasi e mposhti në finale skuadrën izraelite, Galil Gilboa, 75:69. Ndërkaq, pozita e tretë i ka takuar ekipit Balkan, që e mposhti Sigal Prishtinën.

Sport

27/04/2014 19:42

Levski është fitues i Ligës Ballkanike. Skuadra bullgare ia doli ta mposht në finale Galil Gilboan me rezultat 75:69, për t’u stolisur me trofeun e më të mirit në këtë eveniment.

Për skuadrën bullgare, kjo ishte hera e parë që e fiton këtë kompeticion, ndërsa ekipi izraelit dështoi ta fitonte titullin e tretë rresht.

Siç dihet, Sigal Prishtina, organizatore e fazës finale të këtij turneu, disa orë më parë humbi nga ekipi tjetër bullgar, Balkan, duke përfunduar në pozitën e katërt në këtë eveniment, në të cilin debutoi sivjet.