Lëshohet fletë – arresti për yllin e Lakers – Kërcënoi me vdekje ish të dashurën

Ylli i Los Angeles Lakers, DeMarcus Cousins, është futur në telashe të mëdha gjatë javëve të fundit.

Sport

29/08/2019 21:48

Javën e kaluar, Cousins raportohet se ka kërcënuar me vdekje ish të dashurën e tij dhe si pasojë, një agjenci policie në Alabama, ka hapur hetim për lojtarin.

Ishte ‘TMZ’ që kishte publikuar bisedat ku dëgjoheshin fjalët “Do të fus një plumb në kokë”, fjalë këto që besohet të jenë thënë nga Cousins, drejtuar ish të dashurës, që është edhe nëna e djalit 7 vjeçar.

Sot, ‘Bleacher Report’, me burime të Perez, raporton se është lëshuar fletë – arrest për yllin e Lakers, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fundi për Cousins, i cili më herët gjatë verës ka pësuar një dëmtim, që duket se do t’ia pamundësojë paraqitjet në fillim sezoni, në rast se nuk përfundon prapa grilave. /Lajmi.net/