Leno shumë afër transferimit në Fulham
Bernd Leno është shumë afër kalimit te skuadra e Fulhamit. Portieri e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Arsenali, skuadër në të cilën e humbi vendin e titullarit në sezonin e fundit. Lufta për rifitimin e kësaj pozite nuk është se solli ndonjë rezultat, e për rrjedhojë e vendosi tërheqjen nga skuadra, transmeton lajmi.net.…
Sport
Bernd Leno është shumë afër kalimit te skuadra e Fulhamit.
Portieri e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Arsenali, skuadër në të cilën e humbi vendin e titullarit në sezonin e fundit.
Lufta për rifitimin e kësaj pozite nuk është se solli ndonjë rezultat, e për rrjedhojë e vendosi tërheqjen nga skuadra, transmeton lajmi.net.
Vendin e tij tash e sa kohë e ka zënë Aaron Ramsdale i cili performoi mirë me “topçinjtë”, transmeton lajmi.net.
Vlera e transferimit të Lenos te “The Cottagers” pritet të jetë diku rreth 12 milionë funte. /Lajmi.net/