Leno do të largohet nga Arsenal, Bundesliga destinacioni më i mundshëm

Portieri i Arsenal, Bernd Leno pritet të largohet nga ‘Emirates’ në fund të sezonit.

Sport

04/05/2022 15:42

Gjermani ka qenë zgjedhja e dytë në skuadër, që prej transferimit të Aaron Ramsdale në klub.

Mungesa e minutave ka bërë që ai të lidhet me një largim të mundshëm nga Londra, përcjell lajmi.net.

Leno ka zgjuar interesimin e disa skuadrave nga Bundesliga, por nuk ka një pistë specifike për të.

Gjasat janë maksimale që portieri të kthehet në Bundesliga, sapo sezoni aktual të përfundojë. /Lajmi.net/