Lëndimi i Mbappe: Ekzaminimet mjekësore nuk tregojnë lëndim, lojtari akoma në dyshim
Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në stërvitjet para ndeshjes ndaj Real Madrid.

Sport
Sulmuesi francez mori një goditje të fuqishme, para ndeshjes ndaj Real Madrid, dhe tashmë vlerësohet si lojtar në dyshim për ndeshjen e radhës.
Klubi e ka vendosur lojtarin menjëherë në ekzaminime mjekësore dhe tashmë kanë marrë rezultatet.
Sipas ‘RMC’, përcjell lajmi.net, Mbappe nuk ka ndonjë lëndim të detektuar.
Gjithsesi, ai vazhdon të konsiderohet në dyshim për ndeshjen e së mërkurës.
Mbappe ishte realizatori i vetëm në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales, të cilën PSG e fitoi minimalisht përballë Real Madrid. /Lajmi.net/