Leicester interesohet për Lenon – Arsenali synon “domino” për të arritur te Tielemans
Leicester City është i interesuar për të nënshkruar me portierin e Arsenalit, Bernd Leno. Portieri tash e sa kohë e ka humbur vendin e titullarit te “topçinjtë” dhe për rrjedhojë është duke e menduar seriozisht largimin. Edhe londinezët mund të bien dakord me shitjen e gjermanit, me kushtin që kjo të prodhojë një efekt “domino”,…
Sport
Leicester City është i interesuar për të nënshkruar me portierin e Arsenalit, Bernd Leno.
Portieri tash e sa kohë e ka humbur vendin e titullarit te “topçinjtë” dhe për rrjedhojë është duke e menduar seriozisht largimin.
Edhe londinezët mund të bien dakord me shitjen e gjermanit, me kushtin që kjo të prodhojë një efekt “domino”, me “Dhelprat” që do të detyroheshin ta lëshojnë Youri Tielemansin për në “Emirates Stadium”, transmeton lajmi.net.
13-herë kampionët anglezë ende nuk kanë dërguar ofertë zyrtare në drejtim të klubit, megjithatë një marrëveshje me lojtarin ekziston tash e sa kohë.
“The Gunners” mund të ofrojnë diku rreth 30 milionë euro. /Lajmi.net/