Leeds dorëzon ofertën për Ketelaere, lojtari i jep prioritet Milanit

Charles de Ketelaere ka rënë në radarin e disa prej skuadrave evropiane.

Sport

13/07/2022 20:46

Njëra prej skuadrave të interesuara është edhe Leeds United, e cila tashmë e ka dorëzuar një ofertë për lojtarin në drejtim të Club Brugge.

Ndonëse nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje në lidhje me këtë gjë, lojtari është duke i dhënë prioritet Milanit, e cila po ashtu ka shprehur interes të theksuar për të.

Oferta e “kuqezinjve” është 28 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Ditët e ardhshme pritet të jenë përcaktuese në lidhje me të ardhmen e lojtarit, me kampionët e Italisë shumë më të favorizuar për të nënshkruar me mesfushorin. /Lajmi.net/