Leao reziston ndaj ofertave të City e Arsenal – dëshiron qëndrimin te Milan
Ylli i Milan, Rafael Leao po tërheq vëmendje të madhe nga skuadrat jashtë Italisë.

Sport
Portugezi ka qenë pika kyçe e skuadrës së Milan këtë edicion dhe forma e tij e lartë ka bërë që interesimi për të të jetë shumë i madh.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Leao është pajtuar në parim për një rinovim kontrate me Milan, përcjell lajmi.net. Kjo edhe përkundër faktit se skuadra si Manchester City e Arsenal interesoheshin për lojtarin.
22 vjeçari mund të luajë në shumë role të ndryshme, si anësor i majtë, por edhe në qendër të sulmit e si sulmues i dytë.
Kontrata aktuale e Leao skadon në vitin 2024, dhe tashmë negociatat janë afër konkretizimit për rinovim të marrëveshjes. /Lajmi.net/