LDK sonte vendos a do t’i drejtohet nesër Gjykatës Kushtetuese

Anëtari i kryesisë së LDK-së Gazmend Muhaxheri ka folur rreth hapave që do t’i marrë partia e tij, pasi nuk po pranojnë se Shpend Ahmeti ka fituar pa manipulime të votave, edhe pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë vendimin për rinumërim të votave në kryeqytet.

Lajme

28/11/2017 20:34

Gazmend Muhaxheri ka treguar se sot LDK merr vendim nëse do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese ankesën për anulim të rinumërimit.

Muhaxheri shprehet i bindur se LDK beson se i janë bërë manipulime me votat në Prishtinë, ndërsa thotë se rezultati do të ndryshonte.

Anëtari i kryesisë së LDK-së thotë se Vetëvendosje nuk duhet t’i frikësohet rinumërimit, nëse kjo është e pastër dhe se kandidati i tyre, Arban Abrashi ka të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave./express/