LDK: Mos bëni aventura, kjo është e rrezikshme

Grupi Parlamentar i LDK-së në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës e ka vlerësuar si të rrezikshme iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendin të Kosovës për ta zhbërë Gjykatën Speciale, e pas të cilës qëndrojnë krerët më të lartë të shtetit, Thaçi e Haradinaj.

Lajme

22/12/2017 19:30

Kujtim Shala nga kjo parti iniciativën e tillë e ka quajtur ‘tepër të rrezikshme e cila e fut vendin në aventura të paparashikueshme’.

Sipas tij ‘hapat e nxituar mund të sjellin situata të reja’ të cilat nuk janë në favor të vendit. /Lajmi.net/