Lazio marshon drejt titullit – thyen rekordet një pas një
Skuadra e Lazios është duke luajtur një prej sezoneve më të mira në vitet e fundit.
Sport
Kryeqytetasit janë aktualisht në pozitën e parë të Serie A, duke lënë prapa Juventusin dhe Interin, por që këto dy të fundit kanë ndeshje më pak të luajtura.
Me Simone Inzaghin që po prinë skuadrën drejt kreut të tabelës, ‘Biancocelesti’ janë duke thyer rekordet e klubit.
Fitorja e Lazios kundër Bologna bëri që Lazio të kthehet në krye të futbollit italian për herë të parë që kur fitonin Scudetton në vitn 1999/00, kur fitonin titullin në ndeshjen e fundit, përcjell lajmi.net.
Tutje, Inzaghi arriti një rekord personal me fitoren në shtëpi kundër Bolognas. Ish anëtari i Lazio ka shënuar fitore si vendas dhe mysafir kundër të gjitha (përveç tri) skuadrave në Serie A, një nga të cilat ishte Bologna.
Tashmë, vetëm Lecce dhe Brescia mbeten në listë për t’u eliminuar.
Fitorja e shënuar dje ishte e 17-a sezonale, nga21 ndeshje të luajtura, rekord i ri ky në klub.
Lazio ka shënuar së paku dy gola në 19 ndeshje këtë sezon. Vetëm Liverpool, Man City d he PSG kanë shifra më të mira, transmeton lajmi.net.
Si shtesë, ‘Biancocelesti’ kanë shënuar më së shumti gola, 18, në gjysmë orën e parë të lojës në Serie A, këtë sezon.
Mesfushori Luis Alberto prinë Serie A me asistime, me spanjollin që ka 12. Vetëm De Bruyne, Di Maria, Muller dhe Sancho janë para numrin 10 të Lazios.
Kjo pra është Lazio e Simone Inzaghit, ose Lazio e rekordeve – skuadra që po synon t’i jap fund dominimin të Juventus në futbollin italian. /Lajmi.net/