Lamtumirë Real
Pas ardhjës së Lucas Silvas, Sami Khedira do t’i thotë lamtumirë Real Madridit. Reprezentuesi gjerman pritet të rikthehet në Bundesligë ku kërkohet nga Borussia Dortmund.
Sport
Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Lucas Silva nga Cruzeiro, Real Madrid bëhet gati për largimin e Sami Khediras.
Reprezentuesi gjerman në ditët e ardhshme pritet të ndahet nga Los Blancos.
Dhe, sipas mediave spanjolle ai do të rikthehet në Bundesligë ku kërkohet nga Borussia Dortmund, skuadër e madhe por që këtë edicion ka hasur në telashe të mëdha dhe aktualisht gjendet në luftë për mbijetesë.
Khedira nuk zuri vend në formacionin bazë të Carlo Ancelottit pas rikuperimit nga lëndimi i rëndë.
Kurse, me përforcimin më të ri ai do të ketë hapësirë edhe më të kufizuar për lojë.
Ai ka kontratë me Realin deri në fund të këtij sezoni, por pritet të gjejë zgjidhje dhe të largohet tani.