Lamtumirë Barcelona, Turan gjen klubin e ri
Galatasaray do të paguajë 1.5 milionë euro për huazimin e Arda Turanit deri në fund të këtij sezoni.
Sport
Arda Turan do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat turke raportojnë se klubi katalan është në prag të finalizimit të marrëveshjes me Galatasarayn për transferimin e tij në fillim të vitit 2018.
Galatasaray do të paguajë 1.5 milionë euro për huazimin e Turanit deri në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Po ashtu, klubi turk do të ketë opsionin për blerjen e tij në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/