Lajm i bujshëm: Rrahmani drejt Serie A

Derisa Amir Rrahmani ende s’ka vendosur për të ardhmen e tij, numri i skuadrave të interesuara për shërbimet e tij vazhdon të rritet.

Sport

20/06/2019 16:45

25 vjeçari i cili është pjesë e Dinamos së Zagrebit, po kërkohet nga disa klube evropiane, si Standard Liege dhe Celtic.

Së fundi garës për Rrahmanin i është futur edhe skuadra e rikthyer në Serie A, Hellas Verona.

Mediumi belg “Le Soir” raporton se Hellas Verona po e kërkon lojtarin, që ka vlerë rreth 2 milionë euro në treg.

Rrahmani gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Drenicës, Partizanit të Tiranës, Splitit, Lokomotivës së Zagrebit dhe Dinamo Zagrebit./Lajmi.net/