Lajm fantastik për tifozët e Milanit
Andrea Belotti vazhdon të jetë objektiv për transferim në Milan.
Sport
Massimilliano Mirabell ka thënë se sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti mbetet objektiv kryesor i Milanit.
Milani u përfol se do të nënshkruante në verë, por nuk u arrit marrëveshje pasi Torino kërkonte 100 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij. Për këtë Milani afroi në skuadër dyshen Andre Silva dhe Nikola Kalinic.
“Belotti? Të gjithë e dinë që ne provuan ta sjellim te Milani, por kjo nuk u bë shkaku i shumë arsyeve”, transmeton “Albeu.com”.
“Ai mbetet lojtar shumë i mirë, një tifoz i Milanit dhe kush e di. Ndodhsha një ditë ai do ta veshë fanellën që e kishte ëndërr që kur ishte i vogël”, ka thënë Mirabelli.