Lajçak në Vjenë: Shkëmbyem ide për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në diskutim me panelistë në Vjenë, ka shkëmbyer ide se si do të bëhet zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Përendimorë. Kjo pas normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e…
Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në diskutim me panelistë në Vjenë, ka shkëmbyer ide se si do të bëhet zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Përendimorë.
Kjo pas normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian sonte në Vjenë. Falënderoj për organizimin dhe bashkë-panelistët e mi Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin”, ka shkruar Lajçak.
Good exchange on the normalisation of relations between Kosovo and Serbia, the next steps and the role of ?? enlargement in Vienna tonight. Thanks to @WebsterVienna for organizing and my fellow co-panelists Wolfgang Petritsch and Stephanie Fenkart for the discussion! pic.twitter.com/JKvKSP264n
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 24, 2023
Theksojmë se takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet muajin tjetër më 2 maj në Bruksel.