Labi s’pendohet që ia përmendi nënën Elijonës: S’jam pishman aspak, kurrë më mirë s’jam ndjerë

Një nga zënkat më të forta në shtëpinë e Big Brother Kosova mes këngëtarit Labinot Rexha dhe banores Elijonës ka marrë një kthesë të papritur. Pasi Labi i përmendi Elijonës familjen, duke e akuzuar për viktimizim dhe duke i thënë se ajo ishte larguar nga familja në moshën 13-vjeçare, ka ardhur reagimi i tij pas…

ShowBiz

06/12/2025 15:08

Një nga zënkat më të forta në shtëpinë e Big Brother Kosova mes këngëtarit Labinot Rexha dhe banores Elijonës ka marrë një kthesë të papritur.

Pasi Labi i përmendi Elijonës familjen, duke e akuzuar për viktimizim dhe duke i thënë se ajo ishte larguar nga familja në moshën 13-vjeçare, ka ardhur reagimi i tij pas tensionit.

Edhe pse shpesh banorët pendohen pas debatit, Labi ka treguar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga fjalët e tij.

I pyetur nga banori Londrimi nëse ndjehej pishman për fjalët e rënda që i drejtoi Elionës, Labi ishte kategorik:“S’jam pishman aspak, kurrë më mirë s’jam ndjerë!”

Kjo deklaratë ka shokuar banorët duke dëshmuar se qëndrimi i tij ndaj Elionës është i prerë.