La Liga luan sot xhiron e fundit – ndeshje interesante edhe në Serie A e Premierligë

Sot do të jetë një ditë e pasur në futbollin evropian.

Sport

19/07/2020 08:30

Kampionatet elitare të futbollit evropian (Premierliga, Serie A dhe La Liga) vijnë sot me disa ndeshje interesante, shkruan lajmi.net.

Në La Liga të Spanjës, sonte luhet xhiroja e fundit e këtij sezoni që tashmë veçse është i vendosur, me Real Madridin kampion.

‘Los Blancos’ luajnë në udhëtim kundër Leganes, me fillim nga ora 21:00, kurse xhiron hap Barcelona e cila luan në udhëtim kundër Alaves. Gjithashtu, interesante do të jetë edhe ndeshja e Villarreal, për faktin se ikona e klubit, Santi Cazorla, luan sot ndeshjen e fundit me skuadrën.

Ndeshje interesante luhen edhe në Serie A të Italisë, me kryendeshjen e javës që luhet në kryeqytet, në ‘Stadio Olimpico’, ku Roma pret skuadrën e Inter.

Anash këtyre ndeshjeve vjen edhe Premierliga, me dy takime. Tottenham dhe Leicester marrin vëmendjen me përballjen e orës 17:00, kurse më herët në ora 15:00 luhet Bournemouth – Southampton. /Lajmi.net/