Ky fakt e bën edhe më madhështor titullin e Liverpoolit

Liverpool janë skuadra e re kampione e Premierligës, duke e mbyllur gjithë këtë shtatë xhiro para përfundimit të sezonit.

Sport

30/06/2020 16:50

‘The Reds’, fituan titullin me shpenzime tepër të ulëta në tregun e transferimeve.

Gjatë sezonit në të cilin Liverpool janë bërë kampion, ata kanë blerë vetëm një lojtar, dhe atë me çmim të lirë.

Takumi Minamino, i transferuar nga Salzburg për 8.6 milionë funte gjatë afatit kalimtar të janarit, mbetet afrimi i vetëm i Liverpool gjatë këtij sezoni.

Liverpool, është skuadra e dytë me më së paku shpenzime që fiton Premierligën në dhjetë vitet e fundit.

Manchester United, kur drejtohej nga Sir Alex Ferguson në sezonin 2010/2010, kishte fituar titullin duke shpenzuar vetëm 6.3 milionë funte.

Këto shume janë shumë të vogla në krahasim me atë që ka bërë Manchester City në sezonin 2017/2018, kur shpenzoi 284.4 milionë funte./Lajmi.net/