Ky është klubi i ardhshëm i De Rossit

Shanset e Boca Juniors për të nënshkruar me kapitenin e Romës Daniele De Rossi vlerësohen deri 60 për qind nga shtypi argjentinas.

Sport

22/05/2019 08:12

De Rossi do të largohet nga Roma sapo të përfundojë kontrata e tij këtë verë, dhe Boca është një nga klubet që kanë qenë të lidhur me mesfushorin.

“Ka një finale të dielën dhe ne jemi të fokusuar në atë”, tha presidenti i Bocas Daniel Angelici për Fox Sports, duke iu referuar gjysmëfinales së Copa de la Superliga kundër Argentinos Juniors, transmeton lajmi.net.

”Ka kohë për të folur për përforcimet në qershor dhe korrik. Pastaj do të jetë gjithashtu e nevojshme për të parë nëse ka oferta për lojtarët tanë aktualë”.

”Nëse dikush largohet, atëherë dikush tjetër do të vijë, por tani për tani do të mendojmë për të dielën, sepse këta djemë na çuan në finale”.

Fox shton se 35-vjeçari i ka kërkuar tashmë ish-bashkëlojtarëve të tij te Roma – Dani Osvaldos dhe Leandro Paredesit për informacione në lidhje me klubin argjentinas. /Lajmi.net/