Kusari-Lila reagon pas audio-incizimit: Po bëhen montazhe, atyre që po iu mungon Radojiciq, duhet të mësohen pa të
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit ku ajo dëgjohet teksa flet me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe Slavko Simiq dhe me kryekriminelin serb, Milan Radojicq. Kusari-Lila tha se “këta të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin”…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit ku ajo dëgjohet teksa flet me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe Slavko Simiq dhe me kryekriminelin serb, Milan Radojicq.
Kusari-Lila tha se “këta të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin” dhe se po e mbrojnë Radojiçiqin me zëra të montuar të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, të fundit sipas saj në qershor të 2022-ës pas së cilës thotë se u nxor jashtë nga zyra e saj.
Kusari- Lila deklaroi se kjo është luftë hibride, e sipas saj e kot është, pasi më 9 shkurt do të marrin përgjigje.
“Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të.Nuk ka luftë hibride që na përkul”,theksoi Kusari-Lila, transmeton lajmi.net.
Reagimi i plotë:
Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.
Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.
Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.
Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të.
Nuk ka luftë hibride që na përkul./Lajmi.net/