MIT: Vazhdon rehabilitimi i skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon punimet për rehabilitimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e rrëshqitjeve të dheut. Sipas njoftimit të ministrisë, në disa segmente të autostradës tashmë janë duke u zhvilluar punimet rehabilituese, ndërsa për segmentet e tjera është duke u realizuar…

Lajme

12/10/2026 10:03

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon punimet për rehabilitimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e rrëshqitjeve të dheut.

Sipas njoftimit të ministrisë, në disa segmente të autostradës tashmë janë duke u zhvilluar punimet rehabilituese, ndërsa për segmentet e tjera është duke u realizuar riprojektimi. Pas përfundimit të këtij procesi, pritet të vazhdojnë procedurat për kontraktimin e punimeve të sanimit.

Paralelisht, po kryhen analiza dhe vlerësime teknike për identifikimin e zonave që kanë nevojë për ndërhyrje shtesë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se siguria e qytetarëve mbetet prioritet, duke theksuar se përmes ndërhyrjeve konkrete dhe zgjidhjeve afatgjata synohet të sigurohet stabiliteti i skarpateve dhe qarkullim më i sigurt për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: