Ambasada amerikane: Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, përfshirë paqen e stabilitetin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar pas zgjedhjes së presidentes, Justina Shiroka Pula. Ambasada përmes një publikimi të fundit tha se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës. Po ashtu u tha se ambasada amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e…

Lajme

12/10/2026 10:03

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar pas zgjedhjes së presidentes, Justina Shiroka Pula.

Ambasada përmes një publikimi të fundit tha se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës.

Po ashtu u tha se ambasada amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë.

Presidentja Shiroka-Pula ka pritur sot në takim një prej zyrtareve të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë./Lajmi.net/