Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, shprehet skeptike nëse Moska do ta respektojë atë
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas , mirëpriti të hënën njoftimin e armëpushimit energjetik midis Rusisë dhe Ukrainës , duke theksuar megjithatë se ajo do të preferonte një armëpushim “që përfshin edhe ndalimin e vrasjeve tënjerëzve”. Duke folur nga Luksemburgu, Kallas shprehu dyshime nëse Rusia do ta respektonte armëpushimin. Në të njëjtën kohë, ajo u…
Bota
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas , mirëpriti të hënën njoftimin e armëpushimit energjetik midis Rusisë dhe Ukrainës , duke theksuar megjithatë se ajo do të preferonte një armëpushim “që përfshin edhe ndalimin e vrasjeve tënjerëzve”.
Duke folur nga Luksemburgu, Kallas shprehu dyshime nëse Rusia do ta respektonte armëpushimin.
Në të njëjtën kohë, ajo u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin sanksione ndaj Rusisë.
“Ne do t’u bënim thirrje Shteteve të Bashkuara të zbatojnë sanksionet në mënyrë që të mund t’i japim fund luftës”, tha ajo.