Kurti rikthehet në “opozitarë” dhe godet partitë duke i krahasuar me Listën Serbe: Ky është sulm brenda institucional kundër Kosovës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pasi nuk u miratua raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve. Kurti deklaroi se deputetë e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot kanë votuar kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Kurti…

Lajme

15/04/2025 13:31

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pasi nuk u miratua raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kurti deklaroi se deputetë e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot kanë votuar kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

Kurti tha se në një votim formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, “u rebeluan kundër betimit të deputetëve d he konstituimit të legjislaturës së nëntë”.

Sipas tij ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë:

Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot./Lajmi.net/