Kurti premton çerdhe e banesa
Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë të ditur se me ardhjen e kësaj partie në pushtet, do të hapen 160 çerdhe të reja në gjithë Kosovën, si dhe do të ndërtohen banesa me kosto të përballueshme për mësimdhënësit e gjithë vendit.
Lajme
Këto premtime, Kurti ua dha mësimdhënësve të shkollës “Qamil Batalli” gjatë vizitës së tij ku u shoqërua me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Kurti e Ahmeti siguruan se ata do të mundohen të punojnë që shkolla si kjo e “Qamil Batallit” të ndërtohen në gjithë Kosovën.
Pas kësaj vizite, Kurti është nisur për në Mitrovicë, ku do të ketë takime me qytetarë. /kk/