Kurti pas takimit me Spajiqin: Kosova dhe Mali i Zi synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe integrimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se takimin përmbyllës në Samitin e Procesit të Berlinit në Shën Stefan, e ka mbajtur më 22 tetor me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq. Ai ka njoftuar se e ka falenderuar Spajiqin për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit këtë vit, si dhe e ka përgëzuar për…

Lajme

25/10/2026 16:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se takimin përmbyllës në Samitin e Procesit të Berlinit në Shën Stefan, e ka mbajtur më 22 tetor me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Ai ka njoftuar se e ka falenderuar Spajiqin për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit këtë vit, si dhe e ka përgëzuar për hapat e sigurt që vendi i tij po bën drejt BE-së.

“Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe kanë të përbashkët hovin e progresit demokratik, siç tregojnë shpesh edhe vlerësimet ndërkombëtare. Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe jemi të interesuar të mësojmë nga përvoja e tij, teksa Kosova pret statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, sidomos për ndërlidhjen më të mirë përmes infrastrukturës tokësore”, ka njoftuar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: