Dedikimi prekës i të dashurës së Rinesa Qeriqit pas vdekjes së saj: Do të të dua deri ditën kur të vdes
Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur me emrin artistik si Rinesancë, Rachelle e njohur në rrjete sociale si “badbitchregardless”, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, disa ditë pas vdekjes së saj. Përmes një dedikimi emocional, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Rinesës, duke kujtuar dashurinë që i bashkoi dhe ndikimin…
ShowBiz
Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur me emrin artistik si Rinesancë, Rachelle e njohur në rrjete sociale si “badbitchregardless”, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, disa ditë pas vdekjes së saj.
Përmes një dedikimi emocional, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Rinesës, duke kujtuar dashurinë që i bashkoi dhe ndikimin që ajo pati në jetën e saj.
“Zemra ime është plotësisht e thyer. Sa më shumë që përballem me realitetin, aq më pak e besueshme më duket gjithçka”, ka shkruar ajo në Instagram.
Duke iu drejtuar Rinesës me fjalë të ndjera, partnerja e saj ka theksuar se ajo luftoi deri në fund dhe se të qenit pranë saj ishte një nga nderet më të mëdha të jetës së saj.
“Të të dua më ka ndryshuar përgjithmonë dhe më ka bërë një person më të mirë. Sa me fat kam qenë që jam dashur nga ti”, thuhet në dedikimin e saj.
Ajo ka shprehur edhe një herë dashurinë e përjetshme për Rinesën duke shkruar: “Rina ime e bukur, të kam dashur që nga dita kur u takuam dhe do të të dua deri ditën kur të vdes. U prehtë shpirti yt në paqe, zemra ime. Do të shihemi përsëri”.
Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru.
View this post on Instagram