Kurti: Nuk ka proces gjyqësor që e njollosë UÇK-në – shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka thënë se nuk ka proces gjyqësor që mund të njollosë luftën çlirimtare të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës. Më tutje Kurti ka thënë se pret që ish-krerët e UÇK-së me 16 shtator të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka thënë se nuk ka proces gjyqësor që mund të njollosë luftën çlirimtare të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës. Më tutje Kurti ka thënë se pret që ish-krerët e UÇK-së me 16 shtator të rikthehen në Kosovë.
“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka thënë Kurti.
Ai tha se negociatat për Presidentin me LDK-në janë një proces i ndarë dhe jo çështje e drejtësisë
“Procesi me LDK-në për President është process i ndarë politik dhe jo çëshje e drejtësisë”, ka thënë Kurti.