Abdixhiku: Unë nuk flas me numra, sa kanë qenë, sa do të jenë – duam të jemi zë i arsyes për stabilitetin e Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me përpjekjet për tejkalimin e ngërçit politik dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Abdixhiku nuk ka dhënë detaje rreth numrit të takimeve të zhvilluara apo emrave të diskutuar, duke theksuar se fokusi i palëve është arritja…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me përpjekjet për tejkalimin e ngërçit politik dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Abdixhiku nuk ka dhënë detaje rreth numrit të takimeve të zhvilluara apo emrave të diskutuar, duke theksuar se fokusi i palëve është arritja e një marrëveshjeje që do t’i sigurojë stabilitet vendit, raporton lajmi.net
“Unë nuk flas me numra, sa kanë qenë, sa do të jenë, por po përpiqemi, meqë se jemi të interesuar që t’i japim stabilitet Republikës së Kosovës. Meqë se kuptojmë ndjesinë se Kosova ka shumë zëra për destabilitet e shumë pak zëra të arsyeshëm për stabilitet, duam të jemi zë i arsyes për këtë stabilitet”, është shprehur ai.
Kreu i LDK-së ka folur edhe për profilin që, sipas tij, duhet ta ketë Presidenti i ardhshëm i Kosovës. Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një figurë që duhet të gëzojë besueshmëri dhe të jetë e denjë për përgjegjësinë institucionale dhe shtetërore që bart kjo pozitë.
“Dhe Dekada është garant, garant institucional, historik e shtetbërës, se presidenti i Republikës është i denjë për postin që ka, dhe për këtë populli i Kosovës duhet të ndihet komod”, ka shtuar Abdixhiku./Lajmi.net/