Kurti nga New York-u: Mezi pres të takohem me liderë të huaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në New York për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kurti përmes një postimi në X ka thënë se do të ketë takime me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës. Mezi pres të takohem me liderë të…

Lajme

25/09/2024 20:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në New York për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kurti përmes një postimi në X ka thënë se do të ketë takime me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës.

Mezi pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen. Mezi pres të takoj edhe anëtarët e diasporës gjatë këtu, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.