Aktori Vedat Bajrami fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit: Bashkë për Çlirimtarët

Aktori i njohur Vedat Bajrami ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 Tetorit, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.   Bajrami është shprehur se kjo protestë përcakton se kush duam të jemi si popull dhe shtet pas 16 shtatorit, përballë padrejtësisë.  …

ShowBiz

27/09/2026 19:59

Aktori i njohur Vedat Bajrami ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 Tetorit, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

 

Bajrami është shprehur se kjo protestë përcakton se kush duam të jemi si popull dhe shtet pas 16 shtatorit, përballë padrejtësisë.

 

“Për ata që sakrifikuan për lirinë. Për drejtësinë. Për Çlirimtarët. Bashkë në shesh!”, ka shkruar ai.

 

JO NË EMRIN TIM

Sheshi: “Skënderbeu”

Ora: 16:00