Kurti në Davos takon këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, diskutohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar,…

Lajme

23/01/2026 14:40

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, si dhe për progresin demokratik dhe rritjen ekonomike në Kosovë. Po ashtu, pjesë e bisedimeve ishin edhe çështjet e sigurisë rajonale, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Kurti theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe shprehu mirëpritjen për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Njoftimi i plotë: 

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos, Zvicër, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Gjatë takimit, u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale.

Kryeministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./lajmi.net/