Kurti i denigroi në terma kafshësh si “hajvanë”, Hamza s’merret me të: “Ecim tutje, nuk është gjuhë e duhur”
Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, kërkoi koment nga Bedri Hamza i PDK-së për deklarimin denigrues në terma kafshor të Albin Kurtit, ku opozitën i quajti “hajvana” e, argumentativisht, edhe elektoratin opozitar si “hajvanat”. Hamza e mënjanoi nga të komentuarit atë deklaratë, duke thënë se “ecim tutje…nuk është gjuhë e duhur”. “Ja unë e kam…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/01.jpg)
Lajme
Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, kërkoi koment nga Bedri Hamza i PDK-së për deklarimin denigrues në terma kafshor të Albin Kurtit, ku opozitën i quajti “hajvana” e, argumentativisht, edhe elektoratin opozitar si “hajvanat”.
Hamza e mënjanoi nga të komentuarit atë deklaratë, duke thënë se “ecim tutje…nuk është gjuhë e duhur”.
“Ja unë e kam thënë dhe po e përsëris. E para i kam tre fëmijë, jam familjar , e kam punu profesor…dhe nuk e lejoj veten asnjëherë me përdor gjuhë jo adekuate. Po e përsëris, gjuha shqipe është mjaftueshëm e pasur me fjalë, dhe mujm me formulu mendimin e vet me fjalë të zgjedhura. Veç ecim tutje”, tha Hamza.