Kur Ronaldo dhe CR7 u takuan në fushë për herë të vetme

Ata ndajnë të njëtin emër dhe janë dy nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, por Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldo ndanë fushën vetëm në një rast.

Sport

02/04/2020 11:37

Të dy ishin në ekipe të kundërta gjatë në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Luis Figo,një shok ekipe për të dy Ronaldot.

Loja u zhvillua në Portugali para 25 mijë tifozëve, dhe kishte për qëllim mbledhjen e paravepër fondacionin e Luis Figos.

‘R9’ ishte në të njëjtën skuadër Figon, ekip që u menaxhua nga Sir Bobby Robson.

Dhe Ronaldo më i vjetër, me përvojën më të madhe, ishte fitues i asaj ndeshje, duke shënuar dy herë në fitoren 2:1 të skuadrës së tij./Lajmi.net/

YouTube player