Kuka: Medalja e argjendtë, Disi prapë ishte në krye të detyrës

Dy herë medalistja olimpike, Distria Krasniqi, u kurorëzua me medalje të argjendtë. Disi i fitoi tri luftëra për t’u ndalur në finale të kategorisë -52 kg në Grand Prix, që po mbahet në Linz të Austrisë. Distria nuk arriti ta mposht në finale xhudisten nga Japonia, Iroha Oi që e fitojë këtë meç me Ippon…

Bota

08/03/2025 10:41

Dy herë medalistja olimpike, Distria Krasniqi, u kurorëzua me medalje të argjendtë.

Disi i fitoi tri luftëra për t’u ndalur në finale të kategorisë -52 kg në Grand Prix, që po mbahet në Linz të Austrisë.

Distria nuk arriti ta mposht në finale xhudisten nga Japonia, Iroha Oi që e fitojë këtë meç me Ippon ndaj kampiones tonë Olimpike.

Ndonëse nuk e mori medaljen e artë, trajneri, Driton Kuka u shpreh mjaft i lumtur me paraqitjen e xhudistes tonë.

“Distria kështu eci drejt medaljes së argjendtë sot!
Në Grand Prix Linz prapë ishte në krye të detyres!
Forma e saj po vjen drejt asaj që ne e dëshirojmë!
Medalja e Disit dhurata më e dashur për mua për Ditën e Mësuesit!”, shkroi Kuka në Facebook./Lajmi.net/