Kufoma të lëna në varrezat e hapura si pjesë e traditës së lashtë në Bali
Kufomat po lihen të hapura si pjesë e një tradite të lashtë në Bali.
Fun
Rituali bëhet nga populli Trunyanese që lënë kufomat e hapura deri sa të kalben, transmeton lajmi.net.
Që kur është shfaqur koronavirusi në Indonezi, punëtorët në funerale janë të detyruar që të vendosi maska dhe rroba mbrojtëse dhe trupat e vdekur mbështjell mirë që të mos transmetojnë virusin vdekjeprurës.

Por, edhe pse Covid-19 është përhapur në tërë botën duke përfshirë edhe Bali-n, një pjesë e popullsisë vazhdojnë ritualet e tyre tradicionale duke mos pasur frikë nga virusi.
Ata thonë që ky ritual është lidhja mes të gjallëve me të vdekurit, dhe rituali zhvillohet duke i vendosi kufomat jashtë që të kalben.

Krijohet një lloj altari me kufomat e të vdekurve dhe pranë tyre, ekziston një varrezë e dytë për të pamartuarit dhe fëmijët dhe një e treta ku vendosen ata që vdiqën nga vdekjet e panatyrshme, si vrasje. /Lajmi.net/


