Kryeprokurorja kërkon 45 vite burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë filluar fjalët përfundimtare në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Procesi që nisi në nëntorin e vitit 2020 me arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, vazhdoi me procesin gjyqësor tek në prill të vitit 2023. Prokuroria e Hagës, Kimberly West…

Lajme

09/02/2026 10:25

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë filluar fjalët përfundimtare në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesi që nisi në nëntorin e vitit 2020 me arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, vazhdoi me procesin gjyqësor tek në prill të vitit 2023.

Prokuroria e Hagës, Kimberly West ka kërkuar dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së.

Kjo u tha në seancën e fjalëve përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West.

“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, tha ajo.

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”.

Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.

“Në mënyrë që ta arrinin qëllimin e tyre, këta persona të akuzuar kanë kryer krime kundër kundërshtarëve të tyre të perceptuar për të pasur kontroll në gjithë Kosovën”.

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova.

Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit./Lajmi.net/