Kryeprokurori i Shtetit nxjerr udhëzim për ngritje të transprancës

Me qëllim të ngritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, më 24 maj 2021 ka nxjerrë Udhëzimin për zbatimin, monitorimin, raportimin dhe publikimin të aktiviteteve të Prokurorit të Shtetit, të realizuara në kuadër të përgjegjësive dhe obligimeve ligjore.

Lajme

26/05/2021 15:36

Me anë të këtij udhëzimi, synohet të avancohet transparenca institucionale, ku krahas publikimit të raporteve të rregullta të punës, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar që në mënyrë periodike të publikohen edhe raportet e monitorimit të zbatimit të Planit të punës, si dhe raportet e koordinatorëve – prokurorë, të caktuar në fushëveprimtari të ndryshme, duke iu mundësuar mediave, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë të kenë qasje dhe informacione gjithëpërfshirëse për të gjitha punët dhe aktivitetet e Prokurorit të Shtetit.

“Po ashtu Ju njoftojmë se si rezultat i këtij udhëzimi është hartuar Raporti monitorues për zbatimin e Planit të punës së Prokurorit të Shtetit për periudhën janar-prill 2021, në të cilin janë të paraqitura të gjitha aktivitetet e realizuara në kuadër të objektivave që dalin nga ky plan”, thuhet në një komunikatë për media të zyrës se Kryeprokurorit të Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit  thotë se mbetet i angazhuar për të avancuar transparencën dhe llogaridhënien si elemente thelbësore për forcimin e besimit qytetar në institucionin e Prokurorit të Shtetit./Lajmi.net/

Raporti, kliko Këtu