LDK-ja për ofertën e Kurtit: Ne i kemi 15 nënshkrimet për kandidatin tonë, por jo për show- s’ja dha populli krejt institucionet
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu doli në konferencë për media pas ofertës së fundit që ua bëri kryeministri Albin Kurti që t’i japin 15 nënshkrime me emër të kandidatit për president. Lushaku-Sadriu duke mos u përgjigjur shkurtimisht deklaroi se i kanë 15 nënshkrime, e që mund të jetë Vjosa Osmani në një listë, por se…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu doli në konferencë për media pas ofertës së fundit që ua bëri kryeministri Albin Kurti që t’i japin 15 nënshkrime me emër të kandidatit për president.
Lushaku-Sadriu duke mos u përgjigjur shkurtimisht deklaroi se i kanë 15 nënshkrime, e që mund të jetë Vjosa Osmani në një listë, por se sipas tyre Kurti vetëm po bën show.
“Sonte po zhvillohen disa monologje të një partie që ka 51% e për katër muaj rresht duke e ditur se zgjedhja e presidentit vie në mars e prill s’ka zhvilluar bisedime e s’ka gjetur zgjidhje për të pasur president. Në vend të kësaj kemi parë një show njëpartiak që e ka realizua kryeministri Albin Kurti, me qëllimin e vetëm për të cuar vendin në zgjedhje.Ai i di arsyet më mirë se kushdo tjetër pse e ka bërë, por e ka bërë. Ja kemi ofruar mundësinë që të negocioj e kemi marrë pejsë në dialog për t’I dhënë vendit president, por kur i ke 66 vota të mundësohet edhe një arrogancë që mundohesh ta shembësh demokracinë e shtetit të ndërtuar vite me radhë.Sonte po e shohim me lehtësi duke luajtur me fjalë se çka ofron ai e çka ofrojnë partitë e tjera. Dhe po synon të realizoj seanca që përveç se janë synim për të rrënuar demokracinë dhe rendin kushtetues po orkestron një arroganca ndaj sistemit të ndërtuar..Po kërkon hapësirë ekstra për të ardhur tek zgjedhjet e reja në kohën dhe momentin që ai synon duke e çuar rastin…Ne i kemi dhënë mbështetjen tonë partiake me 15 nënshkrime për kandidatin e LDK-së, nga fillimi e kemi bërë të qartë se president i Kosovës zgjidhet me marrëveshje politike ose me consensus duke përjashtuar mundësinë që imponon dikën. Herë kandidat me shumë vota e herë me zero vota. Ka thënë që s’qes kandidat partiak e ka qit, e thotë s’qes kandidat që kanë më pak vota se ne e ka qit kandidate me zero vota. Fytyra e vërtetë e një kryeministri që luan me Kosovën”,deklaroi Lushaku-Sadriu, transmeton lajmi.net.
“I kemi 15 nënshkrime për kandidatin që merr vendim, Abdixhiku ka thënë se mund të jetë Vjosa Osmani dhe ne s’kemi dilema . Me ia dhënë votat me i kap krejt institucionet a? S’ja ka dhënë populli, s’mundemi me ia dhënë ne dhe s’mundet me e pas. S’mundet me i pas institucionet dhe krejt shtetin e Kosovës. 15 nënshkrimet tona shkojnë për kandidatin apo kandidaten që LDK-ja mund ta kandidojë. Këto janë dram për të krijuar përshtypje se ka hapësirë.”./Lajmi.net/