Nagavci LDK-së: Jo kush mund të jetë, po kush është? Vendosni dhe sillni nënshkrimet
Nga LDK-ja nuk janë përgjigjur konkretisht për ofertën e kryeministrit Albin Kurti që t’ia çojnë 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit apo kandidates. Deputetja Jehona Lushaku-Sadriut tha se kanë 15 nënshkrime, por pa përmendur emra. Pas kësaj reagoi shefja e grupit parlamentar nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e cila i ka bërë edhe një thirrje LDK-së…
Lajme
Nga LDK-ja nuk janë përgjigjur konkretisht për ofertën e kryeministrit Albin Kurti që t’ia çojnë 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit apo kandidates.
Deputetja Jehona Lushaku-Sadriut tha se kanë 15 nënshkrime, por pa përmendur emra.
Pas kësaj reagoi shefja e grupit parlamentar nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e cila i ka bërë edhe një thirrje LDK-së para seancës së fundit që nis nga ora 23:00.
“Kush është kandidati apo kandidatja e LDK-së për President/Presidente? Jo kush mund të jetë, kush është? Vendosni dhe na i sillni nënshkrimet. Po ju presim”, shkruan Nagavci./Lajmi.net/