Tahiri: PDK kërkoi që kandidati dhe kundërkandidati të propozohen nga PDK, Kurti na ofroi pazare me pozita shtetërore
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka folur para mediave në lidhje me situatën e krijuar për çështjen e Presidentit, dy orë e gjysmë para se afati për ta zgjidhur atë të përfundoj. Ai ka thënë se në këto orë, Kosova po përballet me sfidën më të madhe se prej kur është shpallur…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka folur para mediave në lidhje me situatën e krijuar për çështjen e Presidentit, dy orë e gjysmë para se afati për ta zgjidhur atë të përfundoj.
Ai ka thënë se në këto orë, Kosova po përballet me sfidën më të madhe se prej kur është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, duke u tentuar që të vazhdoj të zgjidhet Presidenti në mënyrë jo kushtetuese.
“Çështja e zgjedhjes së PResidentit, është preokupim i të gjithëve. Nuk kisha desht të jem në konferencë për këtë temë këtu bashkë me jmuve, por ka qenë imponim dhe një rrugë e fortë që ne e kemi alarmu se Kurti me strategjinë e tij dhe veprimet e tij që i ka bërë sidomos pas 28 dhjetorit, kanë qenë në formën që me e pamundësu që kjo legjislaturë me e ndërtu shumicën dhe me e mbrri koncensusin e mjaftueshëm që Kuvendin me e mbrri shumicën për me e zgjedh Presidentin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se PDK ka pas çasje konstruktive dhe pozitive që nga fillimi.
“I kemi respektu të gjitha subjektet që kanë qenë të përfaqësuara në Kuvend, e kemi pranu rezultatin e zgjedhjeve, kemi qëndru në Kuvend dhe në temat që kanë qenë të rëndësishme kemi qenë konstruktiv. E kemi mundësu dhe bashkëpunu që të konstituohet Kuvendi, e kemi pranu formimin e Qeverisë, i merituar, i fituar, i kemi mbështetur pa asnjë rezervë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që vendi të integrohet dhe të përfitoj nga skemat që janë të dobishme për qytetarët. I kemi votu zgjatjet buxhetore për muajin mars, që vendi të ketë mundësi të paguaj pagat e sektorit publik, shpenzimet operative dhe të mos cenohet në kuptim të funksionalitetit institucione tpublike. Gjithashtu, kur është hap dhe ka ardh koha për Presidentin, kryetari i PDK-së ka shku në takim. Nuk ka qenë e lehtë për ne që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të VV-së, Albin Kurtit pasi ai në vazhdimësi ka përdor gjuhë ofenduese fyese ndaj opozitës. Por, ne e kemi vlerësu që duhet ta ndërtojmë dhe hapim një kapitull të ri, e kemi tejkalu dhe kemi pas çasje me shumë konstruktivitet”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kanë shkuar të dielën në zyre në takim me VV-në, takim që nuk ka prodhu rezultat por ka thënë se kanë qenë korrekt me qëndrimet e tyre.
“Kemi thënë që mbështesim kandidat koncensual që derivon nga familja Jashari. Pa asnjë kusht, pa asnjë kërkesë madje me krenari dhe shumë respekt. Pasi që ka përfundu çështja e kandidatit konsensual dhe ai nuk ka mund ta sjell, ne kemi shku edhe në takimin e dytë që është zhvillu në Kuvend dhe kemi thënë, në mënyrë që të ruhet demokracia, tëketë koncensus, përfaqësim, Presidenti duhet të jetë dikush që është i propozuar nga PDK. E kemi potencuar edhe në deklaratat tona publike, sepse ka pas tendencë që të keqinterpretohet qëndrimi ynë” ,ka thënë ai.
Ai ka treguar se në takim kanë kërkuar që kandidati dhe kundërkandidati të propozohet nga PDK.
“Kandidati dhe kundërkandidati me qenë të propozuar nga PDK, ka mund të jetë dikush që është nga PDK apo dikush mbipartiak. Pra, nuk e kemi kufizu patjetër dikush me emblemë të PDK-së. E kemi parë se ata kanë kërku që një kandidat t apropozoj PDK dhe një VV. Çka i bjen kjo? ne e dim numrin në Kuvend, ata i kanë 66 ne 22, normal që fiton ai 66. Epilogun e dinë paraprakisht, kjo është tërësisht jo serioze. Ne përgjigjemi pozitivisht kur e konkretizojmë marrëveshjen”, ka shtuar Tahiri.
Ai ka thënë se si pasojë e dramave të Kurtit jemi pa President dhe ka tendencë që të thyhet rendi kushtetues.
“Kur nuk kemi arrit ta formalizojmë marrëveshjen ne i kemi uruar suksese në zgjedhjen e Presidentit dhe këtë mund ta bësh me LDK-në, AAK-në apo subjektet tjera. Pas datës 5 mars kur Gjykata Kushtetuese ka dhënë afat shtesë, e kemi respektu atë dhe kemi thanë ashtu q ëmos të respektohet nga eksponentët tuaj, na dërgo letër zyrtare me temën e Presidentit. Pse këtë? Sepse ne i kemi parë taktikat dhe manovrat e tij që janë për me dal nga pozicioni i Presidentit. Ai nuk e ka marrë mundin ta drejtoj këtë letër, përtej saj ai ka ec tutje duk e zhvendos nga pozita e Presidentit te pozita e kryetarit të Kuvendit. Hajde 2 deputetë të PDK-së ta votojnë Glauk Konjufcën për President, Bedri Hamza kryetar i Kuvendit dhe Albulena Haxhiu të bëhet nënkryetare e Kuvendit. Ky është plotësisht pazar me pozita të shtetit. Ne kemi mbajt takim me këshillin drejtues, aty e kemi mbyll temën e Presidentit sepse nuk ka parë energji dhe fokus nga Albin Kurti dhe VV që vendit t’i ofroj President”, ka thënë ai. /Lajmi.net/